Zemaj: Lëvizja Vetëvendosje është bllokuesi kushtetues dhe ligjor i Kuvendit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj tha se propozimi për votimin në pako të kryetarit të kuvendit dhe nënkryetarëve është shkelje kushtetuese. Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje është bllokuesi kushtetues dhe ligjor i Kuvendit të Kosovës.
Kështu u shpreh ai pas ndërprerjes së seancës konstitutive, e cila do të vazhdojë të dielën.
Zemaj: Votimi në pako i kryetarit të nënkryetarëve është shkelje kushtetuese
“Është shkelje e rregullores së punës së kuvendit dhe shkelje kushtetuese. Ne nuk mund të hijmë në diçka pa e pasur një interpretim, sepse atëherë bëhem shkelës për shkak të një dëshire të dikujt tjetër. Nënkryetarët janë proces i ndarë, kjo është kryesi e kuvendit”, u shpreh ai.
Pas ndërprerjes së seancës konstituive, Zemaj tha para gazetarëve se kërkesa e vetme në takimin e nesërm me Kurtin do të jetë mbrojtja e kushtetueshmërisë dhe vullnetit të qytetarëve.
Zemaj: Lëvizja Vetëvendosje është bllokuesi kushtetues dhe ligjor i kuvendit
“Lëvizja Vetëvendosje është bllokuesi kushtetues dhe ligjor i Kuvendit të Kosovës. Mënyra se si është sjellur dhe mënyra se si nuk ka mundur të adresojë bashkëpunimin, mirëbesimin që përtej 48 deputetëve të gjej edhe deputetë të tjerë që mund të arrijnë një shumicë të konsoliduar e cila e zgjedh kryetarin e kuvendit dhe lejon mundësinë e krijimit të institucioneve të reja”, deklaroi ai.
Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu tha sot se nëse nuk i merr 61-votat e nevojshme në votim të fshehtë ajo do të tërhiqet nga kandidatura për të paren e legjislativit.
Zemaj tha se ajo nuk ka marrë disa herë votat e nevojshme.
Zemaj: Deputetja Haxhiu nuk i ka marrë 61 vota në se di sa votime
“Deputetja Haxhiu nuk i ka marrë 61 vota në se di sa votime. Prapë po them ajo nuk i ka marrë, disa herë ka dështuar emri i saj si e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Tash ne nuk mund këtu të bëjmë teste dhe nuk mund të bëjmë lojë fjalësh, ne kërkojmë zgjidhje dhe zgjidhja na takon në atë që tash është edhe e shkruar si vendim i Gjykatës Kushtetuese”, përfundoi Zemaj.
