Çeku: Trashëgimia kulturore vlerë për vizitorët dhe turizmin
Ministri në detyrë i Kulturës, i Rinisë dhe i Sportit të Kosovës, Hajrullah Çeku, tha se në kalanë e Kastërcit në Suharekë, hapësirë arkeologjike me vlera të jashtëzakonshme, po zhvillohen punime konservuese e restauruese.
“Ndërkohë po vazhdojnë edhe gërmimet nga Insituti Arkeologjik i Kosovës, në pjesën e paprekur të bazilikës paleokristiane. Zbulimet e mëparshme kanë dëshmuar vazhdimësi të jetës nga parahistoria deri në periudhën mesjetare, duke e bërë këtë lokalitet një dëshmi të rrallë të historisë sonë. Gjithçka po bëhet për ta ruajtur këtë trashëgimi dhe për ta kthyer në një vlerë për vizitorët dhe turizmin kulturor”, ka shkruar ai në ‘Facebook. /Kosova.info/
