Arifi: Kushdo që e kupton pak politikën nuk ia jep kryeministrin më Vetëvendosjes

Profesori i shkencave politike, Dritëro Arifi në “Specialen” në Klan Kosova tha se një njeri që kupton sadopak nga politike, kryeministrin më nuk ia jep Lëvizjes Vetëvendosje.

Kjo pasi sipas tij, rezultatet e VV-së nuk janë të kënaqshme, transmeton Klankosova.tv.

“Unë nuk besoj që një parti e madhe e madhe do të pranonte të ishte me Vetëvendosjen në koalicion, me siguri do të pranonin por me një kusht, që kryeministrin mos ta ketë Vetëvendosja. Deri tani u pa rezultati. Në shëndetësi kemi dështuar, në arsim nuk jemi më të mirët në rajon dhe në aspektin e energjetikës kemi dështuar. Kjo tregon paaftësi menaxheriale. Kushdo që e kupton pak politikën nuk ia jep kryeministrin më Vetëvendosjes”, u shpreh Arifi.


Go to TOP