Izraeli mund ta sulmojë Fordo-n brenda 48 orëve
Forcat Mbrojtëse të IzraeIit (IDF) kanë kryer sulme të gjera ndaj Iranit gjatë natës. Ndër të tjera, ata pretendojnë se janë ballafaquar me një seli ku Irani ka punuar për kërkimin dhe zhvillimin e armëve bërthamore, shkruan IDF në X, raportojnë mediat e huaja.
“IDF kreu disa sulme në zemër të Teheranit mbrëmë”, shkroi IDF.
Mbi 60 avionë luftarakë morën pjesë në sulm dhe thuhet se kanë goditur gjithsej një duzinë objektivash ushtarake.
Irani është kundërpërgjigjur dhe ka sulmuar disa objektiva në Izrael, shkruan agjencia shtetërore iraniane e lajmeve Irna në Telegram.
Ata kanë goditur objektiva në “kryeqytetin kibernetik” të Izraelit, Gav-Yam Negev, në Be’er Sheva, në Izraelin jugor, i cili zakonisht përshkruhet si një qendër për kërkim dhe inovacion kur bëhet fjalë për sigurinë kibernetike dhe teknologjinë e mbrojtjes.
Disa kompani si: Elbit Systems, Microsoft dhe Paypal ndodhen atje.
Në të njëjtën kohë, Izraeli është duke pritur njoftimin e Donald Trump-it nëse SHBA-të do të ndihmojnë në bombardimin e centralit bërthamor Fordo në Qom të Iranit.
Objekti, i cili ndodhet 80 metra nën tokë dhe ka kapacitet për të prodhuar uranium për bomba bërthamore, nuk ka pësuar asnjë dëmtim nga sulmet izraelite.
Arma amerikane për shkatërrimin e bunkerëve GBU-57 është identifikuar si e vetmja armë e aftë për të shkatërruar objektin dhe Trump ka thënë se do të bëjë një njoftim brenda dy javësh.
Ndërkohë burime izraelite kanë thënë se do ta sulmojnë Fordo-n brenda 48 orëve të ardhshme.
