Serie-A, derbi i parë i madh vie në xhiron e tretë
Elita e futbollit italian, Liga e Serie A, ka njoftuar datat dhe oraret e ndeshjeve për tri javët e para të sezonit 2025-26. Kulmi i këtij fillimi është përballja e shumëpritur mes Juventusit dhe Interit, e njohur si Derbi d’Italia, e planifikuar për të shtunën, më 13 shtator, në orën 18:00 sipas kohës lokale.
Edhe pse kalendari i plotë i ndeshjeve u publikua në fillim të këtij muaji, tashmë janë konfirmuar edhe datat dhe oraret specifike të ndeshjeve të para.
Duel i hershëm për dominim mes Interit dhe Juventusit
Të dy skuadrat përfunduan sezonin e kaluar brenda katër vendeve të para, por me rrugëtime të ndryshme. Interi garoi ngushtë me Napolin për titullin deri në javën e fundit, por në fund nuk arriti ta rrëmbente trofeun. Ndërkohë, Juventusi pati një fillim më të vështirë, por përfundoi sezonin me vetëm 11 pikë më pak se Interi.
Takimi mes tyre në javën e tretë të kampionatit u jep një mundësi të hershme për të vendosur ritmin dhe për të përcaktuar tonin e sezonit të ri.
Orari zyrtar i ndeshjeve të tri javëve të para të Serie A 2025-26
(Të gjitha oraret janë në BST)
Java 1
Xhenova – Lecce
Sassuolo – Napoli
Milan – Kremoneze
Roma – Bologna
Cagliari – Fiorentina
Como – Lazio
Atalanta – Pisa
Juventus – Parma
Udinese – Verona
Inter – Torino
Java 2
Kremonese-Sassuolo
Lecce-Milano
Bolonja-Komo
Parma-Atalanta
Napoli-Cagliari
Pisa-Roma
Xhenova-Juventus
Torino-Fiorentina
Inter-Udinese
Lacio-Verona
Java 3
Cagliari-Parma
Juventus-Inter
Fiorentina-Napoli
Roma-Torino
Atalanta-Lecce
Pisa-Udinese
Sassuolo-Lazio
Milano-Bologna
Verona-Kremonezë
Como-Genoa
Kjo nisje e sezonit premton ndeshje të forta dhe emocione që nga javët e para, me skuadrat kryesore që kërkojnë të nisin mbarë rrugëtimin drejt titullit.
