​Eurosig shënon 10 vjet të rrugëtimit të suksesshëm

Kompania e sigurimeve Eurosig sot ka shënuar një moment të rëndësishëm në historinë e saj duke festuar 10-vjetorin e themelimit.

Në këto dhjetë vite, Eurosig ka arritur të fitojë besimin e mijëra qytetarëve dhe partnerëve, duke u bërë një nga emrat më të njohur dhe më të qëndrueshëm në këtë fushë.

Përvjetori u shënua si një moment reflektimi mbi rrugëtimin e deritanishëm dhe si një pikënisje për synimet e reja në të ardhmen.

Presidenti i kompanisë së sigurimeve Eurosig, Kadri Morinaj e cilësoi këtë ditë si një nga më të veçantat e vitit për grupin Eurosig, Insig dhe UBA Bank.

Ai theksoi se Eurosig tashmë është një ndër kompanitë udhëheqëse në tregun e sigurimeve në Kosovë.

Morinaj garantoi se kompania do të mbetet pranë qytetarëve, duke ndihmuar pensionistët, njerëzit në nevojë dhe bizneset që i kanë besuar Eurosig-ut.

Morinaj: Eurosig udhëheqëse e tregut të sigurimeve në Kosovë

“Sot për grupin Eurosig dhe Insig dhe Uba Bank është një ditë ndoshta nga më të veçanta të këtij viti sepse ne kemi pasur ditë shumë të bukura dhe të veçanta që në lindje saj…Rruga ka qenë e gjatë, sfidat kanë qenë të vështira. Por, unë kolegëve, bashkëpunëtorëve, punonjësve u kam dhënë vetëm një mesazh dhe u them ‘Unë adrenalinën nuk e marr sot që kemi këtë festë kaq të bukur. Adrenalina jepet vetëm kur jam në vështirësi’. Nëse neve nuk humbin beteja, asnjëherë nuk kemi për të fituar luftëra…Besoj që Eurosig ka hyrë në rrjedhën që është udhëheqëse e tregut të sigurimeve në Kosovë. Duke mos gënjyer jemi një ndër kompanitë kemi arritur një dëm të prerë mbi 60 për qind…Do të jemi pranë pensionistëve, gjithmonë të njerëzve në nevojë. Po ashtu, edhe në ndihme të bizneseve, të cilat na kanë besuar bizneset e tyre”, tha Morinaj.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj u shpreh se ky jubile është dëshmi e një rrugëtimi të ndërtuar me përkushtim dhe vizion të qartë. Ai tha se Eurosig në një dekadë ka dëshmuar se është një kompani që mund të jetë konkurruese e qëndrueshme dhe kontribuuese për mirëqenien e qytetarëve.

Malaj: Eurosig një kompani kontribuuese për mirëqenien e qytetarëve

“Ky jubile nuk është thjesht një moment historik, simbolik është një dëshmi konkrete e një rrugëtimi të ndërtuar me punë, përkushtim dhe vizion të qartë…Në një dekadë Eurosig ka dëshmuar se është kompani shqiptare që mund të jetë konkurruese, e qëndrueshme dhe një kontribuuese e vërtetë për mirëqenien e qytetarëve”, tha Malaj.

Zëvendësdrejtori i përgjithshëm në Eurosig, Shyqiri Bytyqi, theksoi se kompania ka arritur një sukses të dukshëm, duke e rritur numrin e klientëve.

Bytyqi: Qytetarët i besojnë kompanisë Eurosig

“Nga viti 2015 kur startoi me kapitalin e Eurosig të Shqipërisë, ne kishim rreth 90 mijë në atë kohë, ku vit pas viti kemi rritje dhe shtim të besueshmërisë së klientëve dhe në vitin 2024 kemi arritur në numrin 145 mijë klientë. Kjo rritje e cila është dikur 61 për qind. Kjo tregon një qëndrueshmëri të kompanisë sonë ku është ruajtur mbi 92 për qind klientela jonë…Kemi startuar në vitin 2015 me 11 milionë prime dhe kemi ardhur vazhdimisht në rritje në vitin 2024 kur është thyer edhe rekordi i primeve në vlerë prej 19 milionë euro. Kemi një dyfishin të primit të shkruar, por njëkohësisht kemi edhe trefishimin e pagesave të dëmeve”, potencoi Bytyqi.

Kryetarja e Bordit të Drejtorëve në Eurosig, Anila Ibraj e përshkroi rrugëtimin dhjetëvjeçar si një periudhë të mbushur me sfida, por me arritje domethënëse, raporton KosovaPress.

Ibraj: Eurosig një rrugëtim i suksesit të përbashkët

“Kjo është një ditë e veçantë për të gjithë ne, që na kujton se vizioni, puna e palodhur dhe përkushtimi afatgjatë shpërblehen…Një dekadë përkushtimi shumë sfida dhe sukses i përbashkët”, tha Ibraj.

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj, vlerësoi qasjen e Eurosig si shembull të partneritetit dhe bashkërendimit mes institucioneve dhe sektorit privat në funksion të zhvillimit ekonomik.

Murtezaj: Kemi rritje të formalizimit të ekonomisë

“Në vazhdimësi ATK ka bërë përpjekje të proklamojë pikërisht këtë qasje të një partneriteti, të një bashkërendimi të veprimeve tona në secilin prizmë të tij me qëllim të vetëm, të rritjes së formalizimit të ekonomisë së vendit… Ky sukses është falë pikërisht komunitetit të biznesit dhe kompanive të tilla siç është Eurosig, që nga parafolësit u përmend vitin e kaluar u shpall si tatimpaguese e vitit nga Oda Ekonomike e Kosovës”, tha Murtezaj.

Në këtë ceremoni të dhjetë vjetorit të themelimit, Eurosig ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën Down Syndrome Kosova. Kjo paketë, e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë, financohet pesëdhjetë për qind nga EUROSIG si donacion, duke reflektuar traditën e përkujdesjes sociale të kompanisë.

Drejtoresha ekzekutive në Shoqatën Down Syndrome Kosova, Sebahate Hajdini Beqiri, theksoi se nuk ka mënyrë më të bukur për të shënuar një përvjetor jubile sesa përmes përgjegjësisë sociale, ashtu siç ka vepruar Eurosig.

Hajdini-Beqiri: Vlerat e shoqërisë maten me mbështetjen ndaj personave me aftësi të kufizuara

“A ka më mirë sesa të shënohet një përvjetor jubilar duke treguar një përgjegjësi sociale ashtu si sot po tregon kompania Eurosig. Vlerat e një shoqërie maten me mbështetjen që njerëzit ofrojnë ndaj qytetarëve me aftësi të kufizuara. Faleminderit drejtuesve të Eurosig që sot ju po tregoni vlera të mëdha njerëzore”, tha Hajdini Beqiri.

Eurosig ofron një portofol të gjerë produktesh, duke përfshirë sigurimin e automjeteve TPL, Kasko, kufitar, sigurimin e pronës, banesa, biznese, pajisje, sigurimin e jetës dhe shëndetit, si dhe paketa të përshtatura për individë dhe kompani.

Përveç suksesit financiar dhe rritjes së klientelës, Eurosig njihet edhe për angazhimin e saj në përgjegjësi sociale, duke mbështetur komunitete në nevojë dhe iniciativa të rëndësishme. 

Go to TOP