​14 aeroplanë nga SHBA e Gjermania mbërrijnë në Izrael me pajisje ushtarake

Katërmbëdhjetë aeroplanë ushtarakë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania, të ngarkuar me pajisje dhe furnizime për të mbështetur ushtrinë, mbërritën në Izrael mes konfliktit të saj me Iranin, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes e Izraelit.

Ministria tha në një deklaratë se aeroplanët janë pjesë e urave ajrore dhe detare që ka qenë në funksionim që nga fillimi i sulmit izraelit kundër Iranit më 13 qershor.

Ajo shtoi se dërgesa është për të mbështetur “gatishmërinë operacionale” të ushtrisë.

Armiqësitë filluan të premten kur Izraeli nisi sulme ajrore në disa vende në të gjithë Iranin, duke përfshirë objektet ushtarake dhe bërthamore, duke e shtyrë Teheranin të nisë sulme hakmarrëse. 

Go to TOP