Portugalia e përmbys Gjermaninë dhe kalon në finale të Nations League

Portugalia ka arritur një fitore të madhe ndaj Gjermanisë me rezultat 2-1, duke siguruar një vend në finalen e Nations League.

Pjesa e parë në “Allianz Arena” të Munich ka njohur raste, por jo edhe gola. 

Me fillimin e pjesëlojës së dytë, gjermanët kanë kaluar të parët në epërsi në minutën e dyzet e tetë, kur Florian Wirtz ka shënuar pas një asistimi nga Joshua Kimmich.

Megjithatë, Portugalia nuk është dorëzuar. Në minutën e gjashtëdhjetë e tretë, Francisco Conceicao e ka barazuar rezultatin me një goditje nga distanca.

Pesë minuta më vonë, në minutën e gjashtëdhjetë e tetë ka ardhur edhe përmbysja. Cristiano Ronaldo, pas një asistimi nga Nuno Mendes, ka treguar qetësi dhe saktësi brenda zonës për të shënuar golin e fitores. Goli fillimisht është rishikuar nga VAR për një pozicion të mundshëm jashtë loje, por pas verifikimit, është konfirmuar si i rregullt.

Portugalia pret në finale fituesin e ndeshjes mes Spanjës dhe Francës, që do të zhvillohet të enjten.

Go to TOP