Nderim Nexhipi rikthehet te Ballkani si Drejtor sportiv
Ballkani ka zyrtarizuar rikthimin e Nderim Nexhipit në pozitën e Drejtorit sportiv.
Në një njoftim zyrtar të publikuar nga klubi suharekas, thuhet se Nexhipi është një nga figurat kyçe që ka kontribuar në ngritjen dhe sukseset historike të Ballkanit.
“Kemi kënaqësinë që para jush ta prezantojmë njërin prej atyre që kontribuoi fort në fillimin e vazhdimin e sukseseve tona historike. Ai gjithmonë ka qenë dhe mbetet njëri prej nesh, por tani rikthehet përsëri në fole për ta rimarrë pozicionin e drejtorit sportiv në klub dhe për të shkruar etapa të reja së bashku. Mirë se rikthehesh Nderim Nexhipi”, thuhet në deklaratën e klubit.
Nexhipi së fundmi mbante postin e Drejtorit sportiv te Shkupi në Maqedoninë e Veriut.
