Miratohen vendime për buxhetin dhe menaxhimin e mbeturinave në Kaçanik
Kuvendi i Komunës së Kaçanikut ka mbajtur mbledhjen e pestë për këtë vit, të kryesuar nga Kryesuesi Kemajl Murseli dhe me pjesëmarrjen e Kryetarit Besim Ilazi, nënkryetarit Sabedin Vishi dhe përfaqësuesve të tjerë të ekzekutivit.
Gjatë mbledhjes u miratuan disa vendime, përfshirë bartjen e mjeteve vetanake të pashpenzuara në buxhetin 2025, shpalljen me interes publik të një parcele kadastrale në ZK Kaçanik, si dhe kërkesa për harmonizimin e rregulloreve dhe rishqyrtimin e vendimeve për emërtimin e rrugëve dhe planin ndërkomunal për menaxhimin e mbeturinave.
Mbledhja u shoqërua me largimin e asambleistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët shprehën pakënaqësi për mungesë transparence dhe mosplotësim të kërkesave të tyre.
Grupi i asambleistëtve nga Lëvizja Vetëvendosje, lëshuan mbledhjen pasi që sipas tyre nuk po përmbushen kriteret dhe kërkesat e tyre në mbajtjen e mbledhjeve, si dhe mungesë të transparencës. /Kosova.info/
