Nexhmedin Spahiu, zëri që nuk hesht në Kosovën e shurdhër: Një reagim publik i fortë nga Ypi
Publicisti i njohur Ypi ka shpërthyer me një reagim të ashpër ndaj realitetit politik e shoqëror në Kosovë, duke përshkruar me tone kritike figurën e qytetarit të zakonshëm kosovar: atdhetar, por naiv; i ndershëm, por i heshtur; i ditur, por i lodhur; trim, por i paqartë; i drejtë, por frikacak; i squt, por i ngathët; me sy e veshë, por pa vizion e ndjeshmëri.
Në këtë mozaik karakteresh pasive, Ypi e veçon si përjashtim të vetëm Nexhmedin Spahiun – një figurë që sipas tij mishëron cilësitë që i mungojnë shumicës: atdhetar aktiv, i ndershëm dhe pjesëmarrës, dijetar me tri diploma, studiues i palodhur, patriot i vendosur dhe komunikator brilant.
“Është i vetmi që Kosovën jo vetëm e do, por edhe e mbron,” shprehet Ypi, duke e quajtur Spahiun “vizionar fenomenal me nuhatje gjeniale”, i cili, sipas tij, është i sulmuar padrejtësisht nga një shumicë vulgare që nuk e vlerëson elitën mendore.
Në përfundim, Ypi i fton qytetarët të reflektojnë: “Dhe habiten pse nuk gjen qetësi Kosova.” Ky koment shërben si një thirrje për të njohur e mbështetur ata që me dije, guxim dhe përkushtim përpiqen ta ndriçojnë rrugën e vendit. /Kosova.info/
