Sorensen takon ekipin e Merz: Diskutim për dialogun Kosovë–Serbi
I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, ka zhvilluar takime me bashkëpunëtorët e kancelarit të ri gjerman Friedrich Merz, në përpjekje për të çuar përpara procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ai tha se takimet e para me bashkëpunëtorët e kancelarit Merz kanë qenë shumë të mira.
“Gjithmonë është mirë të jesh në Berlin. Takime të para shumë të mira me Sekretarin e Shtetit, Géza von Geyr dhe Këshilltarin Kryesor për Politikë të Jashtme të Kancelarit Merz, Günter Sautter. Diskutuam se si të çojmë përpara normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Mirënjohës ndaj Gjermanisë për mbështetjen ndaj përpjekjeve BE-së”, ka shkruar Sorensen. /Kosova.info/
