Prokuroria e Pejës vendos kuti të vlerësimit për palët për punën e saj

Me iniciativë të Kryeprokurores se Prokurorisë Themelore të Pejës, Lumturije Vuçetaj, në objektin e kësaj prokurore është vendosur kutia e vlerësimit bashkë me formularët, ku qasje do kenë të gjitha palët që ftohen dhe vizitojnë këtë institucion.

Afër kutisë se vlerësimit janë edhe formularët me pyetësor, ku palët mund t’i plotësojnë ato lidhur me përshtypjet e pritjes, vërejtjet eventuale dhe efikasitetin gjatë trajtimit të tyre nga prokurorët e shtetit apo stafi administrativë. 

Kryeprokurorja Vuçetaj, çdo muaj do formoj komision i cili do t’i vlerësojnë të gjitha anketimet e palëve dhe do t’i adresojë ato në rast të ndonjë vërejtje eventuale, në mënyrë që të rritet efikasiteti dhe  trajtimi i palëve  pa ju cenuar asnjë e drejtë e garantuar sipas ligjeve në fuqi. /Kosova.info/

Go to TOP