Rohde: Anulimi i konferencës së Trendafilovas pas presionit të veteranëve, ngre shqetësime të mëdha

Të martën në orën 12:00, kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trendafilova, kishte paralajmëruar një konferencë për media nga Prishtina.

E në të njëjtën kohë, para hotelit ku pritej të mbahej kjo konferencë, të njëjtën gjë paralajmëroi edhe OVL e UÇK-së.

Aty u mblodhën një grup i konsiderueshëm veteranësh, në krye me Hysni Gucatin, teksa edhe protestuan para hotelit, duke hedhur edhe tymuese.

Kjo bëri që Trendafilova të anulonte konferencën.

E kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak ambasadorit gjerman në Kosovë.

Jorn Rohde, përmes një postimi në rrjetin social “Blue Sky”, tha se anulimi i konferencës ngrit “shqetësime të mëdha”.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës janë pjesë e sistemit ligjor të Kosovës dhe informimi i publikut është një shtyllë thelbësore e mandatit të saj. Anulimi i konferencës për shtyp pas presionit nga veteranët e UÇK-së ngre shqetësime të mëdha”, tha Rohde.

Ai potencoi se autoritetet duhet të sigurojnë që gjykata të mund ta kryejë punën e saj pa pengesa. /Kosova.info/

The Kosovo Specialist Chambers are part of the Kosovar legal system & informing the public is an essential pillar of its mandate. The press conference's cancellation after pressure from KLA veterans raises grave concerns. Authorities must ensure that the court can execute its work unhindered.

— Ambassador Jörn Rohde (@pristina.diplo.de) 14 May 2025 at 11:05
Go to TOP