Hoti pret studentë nga BE në Kuvend: Diskutim mbi integrimin evropian dhe zhvillimet politike në Kosovë
Sot, në Ditën e Evropës, deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe ish-kryeministri Avdullah Hoti priti në ambientet e Kuvendit një grup studentësh nga vendet e Bashkimit Evropian.
Në këtë takim, u zhvillua një diskutim i hapur mbi zhvillimet politike në Kosovë, procesin e integrimit evropian, funksionimin e institucioneve demokratike, si dhe çështje që lidhen me lirinë e mediave. Hoti theksoi rëndësinë e dialogut me të rinjtë evropianë dhe ndarjen e përvojave mbi rrugëtimin euroatlantik të Kosovës.
“Ishte kënaqësi të bisedoja me ta. Perspektivat e studentëve nga vende si Spanja apo Sllovakia janë shumë interesante dhe të vlefshme për të kuptuar më mirë dinamikat ndërkombëtare dhe qëndrimet ndaj Kosovës,” u shpreh Hoti pas takimit.
Takimi u zhvillua në kuadër të aktiviteteve për Ditën e Evropës duke reflektuar përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të avancuar drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. /Kosova.info/
