Gjoba të ashpra për tejkalim shpejtësie në Ferizaj
Dy shoferë janë ndëshkuar për tejkalim shpejtësie në Ferizajt, ka njoftuar Policia e Kosovës.
“Më 1 dhe 3 maj 2025, në rrugën ‘Rexhep Bislimi’ në Ferizaj, policët e stacionit të Ferizajt ndaluan dy shoferë, Ç.XH (24 vjeç) dhe F.S (48 vjeç), të cilët po lëviznin me shpejtësi mbi kufirin e lejuar prej 40 km/h. Njëri prej tyre lëvizte me 76 km/h dhe tjetri me 71 km/h”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas policisë “për këto kundërvajtje, secilit iu shqiptua gjobë prej 200 eurosh, 2 pikë negative dhe ndalim i patentë shoferit për 3 muaj”.
Policia e Ferizajt apelon për respektim të rregullave të trafikut dhe inkurajon qytetarët të raportojnë shkeljet. /Kosova.info/
