Lidhjet ekonomike Kosovë-SHBA, komponent kyç i marrëdhënies dypalëshe

Anu Prattipati, e ngarkuar me punë në Ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë, ka pasur takim me anëtarët e Klubit të Biznesit të Kosovës për të diskutuar bashkëpunimin e vazhdueshëm.

“Lidhjet ekonomike midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara janë një komponent kyç i marrëdhënies sonë dypalëshe. I Ngarkuari me Punë Anu Prattipati dhe zyrtarët e Ambasadës Amerikane patën një takim të shkëlqyer me Klubin e Biznesit të Kosovës për të diskutuar bashkëpunimin e vazhdueshëm. Ne mezi presim të mirëpresim bizneset kosovare në në maj Maryland”, njofton Ambasada e SHBA-së, në Kosovë.

Edhe Klubi i Biznesit, njofton se në këtë takim, gjatë diskutimeve të frytshme me anëtarët themelues të Klubit të Biznesit, u trajtuan sfidat kryesore me të cilat përballet sektori ekonomik i Kosovës.

“Gjithashtu, u theksua nevoja për mbështetje më të fortë institucionale dhe u eksploruan mënyrat për të forcuar bashkëpunimin ekonomik ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës, përfshirë këtu, heqjen e barrierave si tarifa për të mundësuar zhvillimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve. Anëtarët e Klubit të Biznesit luajnë një rol të rëndësishëm në ekonominë e Kosovës, duke nxitur inovacionin, investimet dhe punësimin në sektorë të ndryshëm. E falënderojmë Ambasadën Amerikane për përkrahjen dhe angazhimin e vazhdueshëm me sektorin privat të Kosovës”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/


Go to TOP