Pas 25 vitesh shërbim, Haliti i Termokos del në pension me nderime dhe mirënjohje
Pas një karriere të gjatë dhe të ndershme 25-vjeçare në Termokos, kolegu Halit ka përmbyllur rrugëtimin e tij profesional duke nisur një kapitull të ri të jetës – pensionimin.
Lajmin e ka bërë të ditur Kryeshefi Ekzekutiv i Termokos, Fisnik Osmani, i cili ka falënderuar Halitin për përkushtimin dhe kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë në ngrohtoren e qytetit.
“Haliti ka qenë gjithmonë shembull i përgjegjësisë dhe përkushtimit. Me punën e tij palodhshme, ka dhënë kontribut të madh në ngrohtore,” shkroi Osmani në një postim në rrjete sociale.
Ai i ka uruar Halitit shëndet, paqe dhe gëzim në vitet që vijnë, ndërsa ka theksuar se Termokos do të vazhdojë të japë kuptim Prishtinës së Gjelbër me njerëz që lënë gjurmë si Haliti.
“Faleminderit, Halit!” – je inspirim për të gjithë ne. /Kosova.info/
