KFOR me stërvitje me armë zjarri në Prishtinë

Njësia e Specializuar Shumëkombëshe e misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, ka kryer ushtrime stërvitore me armë zjarri në Prishtinë.

“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e NATO-s.

KFOR-i rithekson se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes. /Kosova.info/


Go to TOP