Muharremi: Në veri nuk rritet çmimi i rrymës, neve poshtë urës na e rrisin për herë të tretë
Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar lidhur me politikat e energjisë në veri të vendit duke kritikuar qasjen e qeverisë në detyrë. Përmes një postimi, Muharremi ka ironizuar ndërtimin e një rruge në Leposaviq duke thënë se është mirë që njerëzve atje t’u tregohet se nuk do të përballen me rritje të çmimit të energjisë elektrike.
Sipas tij, ndërkohë që në veri mbetet i pandryshuar çmimi i rrymës, qytetarëve “poshtë urës së Ibrit” u është rritur çmimi për herë të tretë brenda pak vitesh.
“Me këtë rrugë në Leposaviq, qeveria mirë është me ju tregu njerëzve atje se në veri nuk jau rrisin çmimin e rrymës. Vetëm neve poshtë urës Ibër na e fusin edhe pak, për herë të tretë brenda pak viteve. Drejtësi e barazi se jo mahi,” ka shkruar Muharremi. /Kosova.info/
