Nagavci: U bëjnë thirrje partive ta mundësojnë konstituivin e Kuvendit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, u ka bërë thirrje partive parlamentare ta votojnë kandidaten e partisë së saj për kryetare të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.

Ajo tha se Vetëvendosje nuk e ka “asnjë dyshim” se Haxhiu është kandidatja e duhur.

“Secila parti ka të drejtë të zgjedhë kandidatët qoftë për kryeparlamentar, qoftë për nënkryetar. Jemi vonë me konstituimin e Kuvendit dhe u bëjmë thirrje të gjitha partive që kanë marrë besimin e qytetarëve ta mundësojnë konstituivin e Kuvendit”, tha Nagavci.

Go to TOP