Rusia sulmon Kievin me raketa dhe dronë, vret 10 persona dhe plagos dhjetëra të tjerë

Të paktën dhjetë njerëz janë vrarë si pasojë e sulmeve të Rusisë me dronë dhe raketa në Kiev, thanë zyrtarët ukrainas të enjten.

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave i Ukrainës tha se dhjetëra njerëz janë plagosur, përfshirë fëmijë, gjatë sulmeve të natës.

“Nëse Rusia dëshiron një armëpushim, atëherë duhet të ndalë sulme të tilla masive”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Afrikën e Jugut. Për shkak të sulmit në Kiev, ai ndërpreu këtë vizitë zyrtare, për t’u kthyer në Ukrainë.

Presidenti amerikan, Donald Trump, që një ditë më parë kritikoi Zelenskyn, dënoi sulmin rus përmes një postimi të shkurtër në rrjetet sociale, adresuar udhëheqësit rus, Vladimir Putin.

“Nuk jam i lumtur me sulmet ruse në Kiev”, shkroi ai. “Nuk ishin të nevojshme dhe nuk duhej që të ndodhnin tani. Vladimir, ndalu. Në javë po vdesin 5.000 ushtarë. Eja ta bëjmë një marrëveshje të paqes”.

Sulmi gjatë natës në Kiev – një nga më të mëdhenjtë në muajt e fundit – ndodhi vetëm disa orë pasi Shtëpia e Bardhë ua paraqiti zyrtarëve ukrainas një ultimatum në lidhje me një propozim amerikan për t’i dhënë fund pushtimit të Ukrainës nga Rusia, i cili nisi para më shumë se tri vjetëve.

Përpjekjet e Perëndimit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë – apo qoftë edhe për një armëpushim të përkohshëm – kanë ngecur ditët e fundit, pasi Rusia nuk po jep shenja se do t’i pakësojë sulmet e saj, ndërkohë që Ukraina kundërshton propozimet amerikane.

Ministrat e Jashtëm dhe diplomatët e lartë duhej të takoheshin në Londër më 23 prill për bisedime rreth luftës. Por, takimet humbën disi rëndësinë pasi sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u tërhoq në çastin e fundit.

Ky vendim, sipas raportimeve, erdhi pasi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nuk e pranoi një propozim amerikan që Uashingtoni ta njohë zyrtarisht gadishullin e Detit të Zi, Krimenë, si pjesë të Rusisë.

“Rusia ka kryer sulm të kombinuar masiv në Kiev” tha Shërbimi i Emergjencave në Telegram.

Ndërtesa banimi kanë pësuar dëme, ndërsa “kërkimet për njerëz nën rrënoja janë duke vazhduar”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, kryetari i bashkisë së Harkivit, Ihor Terekhov, tha se edhe qyteti i tij në verilindje të Ukrainës u sulmua nga Rusia, duke thënë në Telegram se shtatë raketa goditën qytetin.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, theksoi se mendon se ka arritur marrëveshje me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe atë të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për t’i dhënë fund luftës.

“Mendoj se Rusia është gati. Shumë njerëz kanë thënë se Rusia donte të merrte gjithçka. Unë mendoj se kemi një marrëveshje me Rusinë. Tani duhet të arrijmë marrëveshje edhe me Zelenskyn”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Trump gjithashtu tha se e kishte më të vështirë seç kishte pritur të bashkëpunonte me Zelenskyn.

“Mendoja se do të ishte më e lehtë të merresha me Zelenskyn. Deri tani, ka qenë më e vështirë… Por, mendoj se kemi marrëveshje me të dy”, tha ai.

I pyetur për raportimet në lidhje me një propozim amerikan që Krimea të njihet si territor i Rusisë, Trump tha se ai “nuk ka të preferuar” mes Ukrainës dhe Rusisë dhe se dëshiron vetëm që lufta të përfundojë.

Më herët, zyrtarë të tjerë të administratës amerikane thanë nuk është arritur ende ndonjë marrëveshje dhe se Shtetet e Bashkuara mund të tërhiqen nga bisedimet për paqe, nëse nuk do të ketë përparim të shpejtë.

Zelensky, i cili e ka hedhur poshtë propozimin për Krimenë, tha se emocionet kanë qenë “të larta” në Londër, por shtoi se takimi mes përfaqësuesve nga pesë vendeve ishte gjë pozitive.

“Pala amerikane ndau vizionin e saj. Ukraina dhe vendet e tjera evropiane paraqitën qëndrimet e tyre. Shpresojmë që pikërisht kjo punë e përbashkët do të çojë në paqe të qëndrueshme”, shkroi Zelensky në X.

Trump paralajmëroi më herët Ukrainën në rrjetet sociale se ajo duhet të bëjë marrëveshje për ta përfunduar luftën, duke e kritikuar ashpër Zelenskyn për deklaratën se njohja e Krimesë si pjesë e Rusisë është e papranueshme për Kievin.

Go to TOP