Musliu uron Thaçin për ditëlindje: President, je simboli i qëndresës – padrejtësitë nuk e zbehin kurrë shkëlqimin tënd
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka uruar Hashim Thaçin me rastin e ditëlindjes së tij duke e cilësuar si një figurë qëndrese dhe sakrifice për Atdheun.
“Gëzuar ditëlindjen PRESIDENT! Edhe pse fizikisht larg, zemrat tona janë gjithmonë me Ty,” shkruan Musliu në një postim të ndjerë duke theksuar se e vërteta vonon, por nuk mungon.
Ajo i uroi shëndet, forcë dhe durim ish-Presidentit Thaçi, ndërsa shtoi se padrejtësitë e Hagës nuk do ta zbehin kurrë shkëlqimin dhe respektin që ai gëzon në mesin e qytetarëve.
“Ti je simboli i qëndresës dhe i sakrificës për Atdhe! Padrejtësitë e Hagës nuk e zbehin kurrë shkëlqimin tënd dhe respektin tonë për Ty. Urime nga një popull që nuk harron!” përfundon urimi i Musliut.
Hashim Thaçi po vazhdon procesin gjyqësor në Hagë, ku po përballet me akuza nga Dhomat e Specializuara, ndërsa në Kosovë vazhdon të gëzojë përkrahje të gjerë popullore. /Kosova.info/
