Muharremi: LVV po luan si në kazino – mungesa e kompromisit rrezikon të ardhmen e saj politike

Analisti Shenoll Muharremi ka kritikuar qasjen politike të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) duke thënë se partia po vazhdon të refuzojë bashkëpunimin me subjektet e tjera politike për themelimin e institucioneve, edhe pse nuk e ka shumicën.

Sipas Muharremit, një strategji e tillë është e rrezikshme dhe mund t’i kushtojë LVV-së me humbje të mëtejshme elektorale. Ai kujtoi dështimin e strategjisë “o krejt, o asgjë” në zgjedhjet e kaluara duke theksuar se sjellja aktuale e partisë ngjan me lojë fati: “Tash po vazhdon me luajt si në kasino.”

Ai paralajmëron se LVV nuk do të vijojë të rritet në çdo cikël zgjedhor, por përkundrazi rrezikon të humbasë mandate nëse nuk ndryshon kursin politik. “Rruga e duhur është rruga e bashkëpunimit me tjerët dhe kompromisit. Jo arroganca e kokëfortësia,” tha Muharremi duke apeluar për një qasje më përfshirëse dhe të përgjegjshme në raport me institucionet dhe qytetarët. /Kosova.info/


Go to TOP