Njësia Speciale Intervenuese përfundon kursin amerikan

Njësia Speciale Intervenuese (NjSI) e Policisë së Kosovës ka përfunduar me sukses një kurs intensiv pesë-javor SWAT, të udhëhequr nga Programi i Mbështetjes kundër-Terrorizmit (ATA) i Shteteve të Bashkuara.

Ambasada Amerikane në Prishtinë, përmes një njoftimi zyrtar, ka uruar pjesëtarët e njësisë për përfundimin me sukses të këtij trajnimi të specializuar, ku theksohet se përgatitja e tyre forcon bashkëpunimin në fushën e sigurisë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.

“Urime Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës për përfundimin e kursit 5-javor SWAT të udhëhequr nga Programi i Mbështetjes kundër Terrorizmit të Sigurisë Diplomatike. Trajnimi juaj forcon bashkëpunimin e sigurisë SHBA-Kosovë dhe mban të sigurta Ambasadën e SHBA-së dhe vendet tona. Faleminderit për shërbimin dhe përkushtimin tuaj”, thuhet në njoftimin e ambasadës. /Kosova.info/

Go to TOP