Aliu i jep lamtumirën Dr. Rrushe Ramadani Rushiti: Ferizaj nuk harron një mike të veçantë dhe atdhetare të pashoqe
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka shprehur dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të Dr. Rrushe Ramadani Rushiti, të cilën e ka cilësuar si një mike të veçantë, bashkëqytetare vlerëplote, profesioniste të rrallë dhe atdhetare të pashoqe.
Përmes një mesazhi prekës, kryetari Aliu tha se Ferizajasit do ta kujtojnë gjithmonë me nder dhe mirënjohje veprën e saj të çmuar dhe kontributin jetësor për qytetin dhe vendin.
“Lamtumirë mike e veçantë, bashkëqytetare vlerëplote, profesioniste e rrallë, atdhetare e pashoqe, Dr. Rrushe Ramadani Rushiti. Ferizajasit të falënderojnë për veprën tënde vlerëplote, Ferizaj nuk harron!”, u shpreh Aliu në reagimin e tij publik.
Ai ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan figurën dhe punën e të ndjerës.
“U prehtë në paqe, shpirti i saj,” përfundon mesazhi i tij.
Dr. Rrushe Ramadani Rushiti do të kujtohet si një emër me peshë në komunitetin ferizajas dhe më gjerë, për profesionalizmin, përkushtimin dhe dashurinë për shëndetësinë dhe atdheun. /Kosova.info/
