Ndalet puna në njësinë B2 të “Kosova B”, shkak dëmtimi i gypave

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se në njësinë B2 të termocentralit “Kosova B” është ndalur puna në orët e para të mëngjesit.

KEK-u njofton se deri te ndalja e punës ka ardhur si pasojë e rrjedhjeve të konsiderueshme.

Njëherësh bëhet e ditur se ekipet e mirëmbajtjes dhe të ekspertëve teknikë janë në gatishmëri të plotë për të filluar procesin e sanimit të gypave të dëmtuar.

“Ekipet tona të mirëmbajtjes dhe ekspertëve teknikë janë në gatishmëri të plotë për të filluar procesin e sanimit të gypave të dëmtuar. Bazuar në vlerësimet paraprake, pritet që ky proces të zgjasë rreth 48 orë”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Në ndërkohë, KEK thotë se ka arritur të sigurojë rreth 5,000 MWh energji elektrike nga burime të jashtme, që përfaqëson afërsisht 90% të kapacitetit të planifikuar të prodhimit të njësisë B2. /Kosova.info/

Go to TOP