Kosova mposhtet edhe nga Afrika e Jugut në `Billie Jean King Cup`
Vesa Gjinaj, Adrijana Lekaj dhe Aja Broqi dhe Learta Muharremi nuk kanë qenë në ditën e tyre më të mirë.
Pas humbjes nga Norvegjia të hënën, tenistet kosovare janë mposhtur edhe nga Afrika e Jugut, duke e humbur përballjen 3:0, në “Billie Jean King Cup”.
Në përballjet e ardhshme, tenistet kosovare do ta sfidojnë Maqedoninë e Veriut.
Kosova është pjesë e Grupit II të zonës Evropë/Afrikë, që është një nga nivelet më të ulëta të këtij kompeticioni.
