Hapet thirrja për aplikim për subvencione

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njofton se ka hapur nga sot periudhën e aplikimit për pagesa direkte/subvencione, përmes të cilit program do të mundësohet zhvillimi i sektorit të bujqësisë dhe forcimi i kapaciteteve të mbi 30,000 fermerëve.

Bëhet e ditur se për sektorët, të cilët do të mbështeten përmes Programit për Pagesa Direkte 2025, afati për aplikim fillon nga sot dhe përfundon më 02.05.2025 ora 16:00.

“Në kuadër të Programit të këtij viti, është mundësuar përdorimi i ortofotove më të fundit të vitit 2024 dhe MBPZHR-ja ka sjellë përmirësime të mëdha në digjitalizimin e parcelave dhe kontrollin në terren. Ky ndryshim do të lehtësojë edhe më shumë aplikimin për subvencione dhe do të sigurojë me saktësi gjendjen në terren”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Për më shumë informata, lidhur me procedurat e aplikimit për pagesa direkte, kriteret e vlerësimit fermerët/aplikuesit mund të informohen në detaje në web faqen e MBPZhR-së https://mbpzhr.rks-gov.net/subvencione/ dhe në web faqen e AZhB-së, https://azhb-rks.net/sq/thirrje-per-aplikim, si dhe në Drejtoritë Komunale për Bujqësi. /Kosova.info/


Go to TOP