Fermerët përfitojnë nga projekti për përmirësimin e jetesës dhe fuqizimin e sektorit të qumështit
Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës, së bashku me përfaqësues nga organizata WE EFFECT, kanë vizituar fermerët përfitues të projektit “Përmirësimi i jetesës dhe forcimi i pozitës së fermerëve të qumështit në zonat rurale”.
“Gjatë kësaj vizite monitoruese, u pa nga afër ndikimi pozitiv që projekti ka pasur në jetën dhe punën e fermerëve. Mbështetja e ofruar ka ndihmuar në rritjen e kapaciteteve prodhuese, përmirësimin e kushteve të punës dhe fuqizimin e pozitës së tyre në treg”, thuhet në njoftimin e ShPQK-së.
Ky projekt synon të krijojë një sektor bujqësor më të qëndrueshëm dhe t’u ofrojë fermerëve mundësi më të mira për zhvillim. Bashkë për një bujqësi më të fortë! 🤝🚜 /Kosova.info/
