Shërbimi Korrektues mban punëtori për të drejtat e personave të dënuar
Shërbimi Korrektues i Kosovës në bashkëpunim me OSBE-në, po mbajnë punëtori me qëllim përmirësimin e trajtimit dhe rehabilitimit të personave të dënuar.
SHKK ka njoftuar se punëtoria do të fokusohet në hartimin e manualit mbi të drejtat dhe detyrimet e personave të dënuar, i cili do të përmbajë informacione të detajuara për të drejtat ligjore dhe detyrimet që ata kanë gjatë mbajtjes së dënimit.
Shërbimi Korrektues i Kosovës thotë se mbeten të përkushtuar në përmirësimin e kushteve dhe standardeve në sistemin korrektues, duke ofruar mundësi më të mira për rehabilitimin dhe riintegrimin e personave të dënuar. /Kosova.info/
