Hoxha: Qeveria s’mund të na shtrenjtojë rrymën çdo vit dhe të na thotë ‘gjejeni më lirë’!

Aktivisti i shoqërisë civile dhe analisti Dibran Hoxha ka reaguar ashpër ndaj shtrenjtimit të mundshëm të energjisë elektrike, duke e cilësuar këtë praktikë të papranueshme për qytetarët.

“Çdo vit me na shtrenjtu rrymën edhe me na thonë gjejeni vet më lirë. Kjo s’do koment!”, ka shkruar Hoxha duke shprehur indinjatën e tij për politikat energjetike të qeverisë.

Sipas tij, shtrenjtimi nuk duhet të kalojë, pasi qytetarët nuk mund të përballojnë më barrën e tarifave të rritura vit pas viti.

Çështja e rritjes së çmimit të energjisë është kthyer në një debat të nxehtë publik, ndërsa mbetet për t’u parë nëse qeveria dhe ZRRE do ta miratojnë këtë vendim përkundër kundërshtimeve të qytetarëve dhe ekspertëve të ekonomisë. /Kosova.info/


Go to TOP