Kurti u mashtrua nga komedianët rusë, flet për opozitën e Grenellin
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, raportohet të ketë rënë pre e mashtrimit të dy komedianëve rusë “Vovan & Lexus”, të cilët e publikuan një video në kanalin e tyre në Youtube.
Në videon e publikuar në kanalin e tyre në Youtube, “Vovan & Lexus” iu kanë paraqitur Kurtit si presidenti i Letonisë.
Kurti dëgjohet teksa ankohet se ndaj tij ka pasur luftë hibride dhe se sipas tij, kjo ka ardhur nga Serbia e Rusia, teksa akuza ka hedhur edhe ndaj opozitës.
Ai më tej dëgjohet duke folur edhe për ish-emisarin special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenellin, duke thënë se ishte instrument në rrëzimin e qeverisë së tij të parë.
“Ai ishte instrument në rrëzimin e qeverisë sime të parë. Isha e vetmja qeveri që u rrëzova në pandemi. Ai ka fituar një çmim të madh në Beograd si diplomat dhe nuk është në rregull që ta marrësh atë çmim nga një vend autoritar”, dëgjohet duke thënë Kurti.
