Muharremi: KEDS-it po i rriten milionat, qytetarëve faturat dhe barrat

Analisti Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër rritjen e të hyrave për KEDS-in nga ZRRE duke theksuar se ndërsa kompania përfiton miliona më shumë, qytetarët përballen me fatura të shtuara dhe barrë më të rëndë ekonomike.

Sipas Muharremit, ZRRE ka miratuar rritjen e të hyrave të KEDS-it nga 65.37 milionë euro në 86.65 milionë euro vetëm për një linjë buxhetore – humbjet e energjisë. Kjo përfaqëson një rritje prej 21.28 milionë eurosh ose 32.56% nga viti 2024 në 2025.

“Kjo politikë e favorizon një kompani private duke rënduar drejtpërdrejt qytetarët, të cilët do të paguajnë më shumë për energjinë elektrike,” ka deklaruar ai.

Rritja e tarifave ka nxitur reagime të ashpra nga konsumatorët, të cilët kërkojnë llogaridhënie nga institucionet përgjegjëse. /Kosova.info/


Go to TOP