OEK me diskutim për hapjen e tregut të energjisë elektrike
Oda Ekonomike e Kosovës ka organizuar tryezën e diskutimit për zhvillimet e fundit në sektorin e energjisë, me fokus të veçantë në njoftimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për hapjen e tregut të energjisë elektrike.
“Ky takim pati për qëllim informimin e bizneseve mbi ndryshimet e reja, ndikimin e tyre në operacionet dhe kostot e bizneseve, si dhe mundësitë që ofron tregu i energjisë”, thuhet në njoftimin e OEK.
Përveç krerëve institucionalë, të pranishëm ishin edhe përfaqësues të bizneseve. /Kosova.info/
