Vdes babai i Hashim Thaçit

Ka vdekur Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Lajmi është konfirmuar nga burime brenda QKUK-së për Kosova.info.

Haxhi Thaçi kishte kohë që po përballej me probleme shëndetësore dhe ishte në trajtim në QKUK. 

Hashim Thaçi, i cili aktualisht po përballet me gjykimin në Hagë, më 13 mars 2025, kishte marrë leje për të vizituar babanë e tij në spital.

Go to TOP