Manchester City ndalet në barazim nga Brighton

Manchester City nuk ka arritur t`i sigurojë tri pikët përballë Brighton, duke barazuar 2-2 në një ndeshje dramatike të zhvilluar të shtunën në “Etihad Stadium”.

Ekipi i Pep Guardiola e ka nisur mirë takimin, duke kaluar në avantazh që në minutën e njëmbëdhjetë me një penallti të realizuar nga Erling Haaland.

Brighton ka reaguar shpejt dhe në minutën e njëzet e një Estupinan ka barazuar shifrat në 1-1. City e ka rikthyer epërsinë në minutën e tridhjetë e nëntë me golin e Omar Marmoush pas një asisti nga Ilkay Gundogan.

Në pjesën e dytë, Brighton ka barazuar sërish falë një autogoli të Khusanov në minutën e dyzet e tetë, duke siguruar një pikë të vlefshme në një përballje të vështirë.

Me këtë barazim, Manchester City mbetet në pozitën e pestë në tabelë me dyzet e tetë pikë, ndërsa Brighton gjendet në vendin e shtatë me dyzet e shtatë pikë. Në krye të Premier League vazhdon të udhëheqë Liverpool me shtatëdhjetë pikë.

Go to TOP