Prishtinasit tani mund të paguajnë faturat e mbeturinave përmes eKosova
Qytetarët e Prishtinës tani kanë mundësinë të paguajnë faturat e tyre të mbeturinave për KRM Pastrimi në mënyrë të shpejtë dhe të sigurt përmes platformës eKosova.
Për të kryer pagesën, mjafton të përdorni numrin tuaj të letërnjoftimit ose ID-në e klientit, e cila gjendet në faturën e KRM Pastrimi. Kjo risi synon të lehtësojë procesin e pagesave, duke eliminuar pritjet dhe duke mundësuar një akses më të lehtë për të gjithë qytetarët.
Përfitimet kryesore të këtij shërbimi:
✅ Mbështetje për KRM Pastrimi në ofrimin e shërbimeve më cilësore dhe efikase.
✅ Kontribut në mbajtjen e një mjedisi më të pastër në Prishtinë.
✅ Kursim kohe duke paguar faturën nga komoditeti i shtëpisë.

Për të kryer pagesën, qytetarët mund të vizitojnë platformën zyrtare në:
🔗 eKosova
Ky zhvillim është një hap tjetër drejt modernizimit të shërbimeve publike dhe përmirësimit të përvojës së qytetarëve në kryeqytet. /Kosova.info/
