Policia i shqipton mbi 2 mijë tiketa, 49 aksidente për 24-orë

Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar mbi 2 mijë e 61 tiketa trafiku.

Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se kanë ndodhur 49 aksidente, 19 prej tyre me të lënduar dhe 30 me dëme materiale.

Ndër tjera thuhet se janë arrestuar 22 persona e 11 janë dërguar në mbajtje. /Kosova.info/


Go to TOP