Pacolli reagon për 6.7 milionët e Grandit: Po rikthej vetëm atë që më takon

Biznesmeni dhe ish-presidenti Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj akuzave se po i merr shtetit të Kosovës 6.7 milionë euro në lidhje me Hotelin Grand. Ai thekson se këto mjete i përkasin atij dhe se janë grabitur padrejtësisht nga “njerëz të fuqishëm” të shtetit, të cilët i kishin kërkuar ryshfet.

Pacolli shpjegon se pas 18 vitesh betejë ligjore, drejtësia iu dha nga arbitrazhi ndërkombëtar, pasi nuk kishte gjetur zgjidhje në gjykatat e Kosovës. Ai thotë se disa zyrtarë të qeverisë aktuale kanë shpifur dhe e kanë kërcënuar, ndaj tashmë ka nisur një tjetër proces ligjor për mbrojtjen e dinjitetit të tij.

“Unë po rikthej vetëm atë që më takon! Asnjëherë nuk kam pretenduar të marr diçka që nuk është e imja,” deklaron Pacolli duke shtuar se në 15 vitet e fundit ka dhënë mbi 40 milionë euro për popullin e Kosovës, për ndihma sociale, shkolla, universitete dhe projekte të tjera publike.

Ai gjithashtu kritikon Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP), të cilën e cilëson si “institucion të korrupsionit të legjitimuar”. /Kosova.info/


Go to TOP