Muharremi: ZRrE po vepron sipas agjendës së korporatave dhe politikës, jo të publikut

Analisti Shenoll Muharremi ka kritikuar Rregullatorin e Energjisë (ZRrE) për ndryshimin e qëndrimit lidhur me çmimin e rrymës. Gjatë fushatës zgjedhore, ZRrE mohoi çdo mundësi për rritje të tarifave, por vetëm pak ditë pas përfundimit të zgjedhjeve, pranoi se ka kërkesa për shtrenjtim të energjisë.

Sipas Muharremit, ky veprim e dëmton seriozisht kredibilitetin e rregullatorit, duke e bërë të duket i politizuar dhe i ndikuar nga interesat e korporatave, në vend që të mbrojë interesin publik. Ai thekson se një rregullator që favorizon politikën dhe bizneset e fuqishme, e humb integritetin dhe besimin e qytetarëve.

Muharremi apelon për më shumë transparencë dhe llogaridhënie nga ZRrE duke kërkuar që vendimet të jenë në shërbim të qytetarëve dhe jo të grupeve të interesit. /Kosova.info/


Go to TOP