Krasniqi: Analizojmë botën pa kompetencë, ndërsa s’vërejmë rreziqet tona
Profesori universitar dhe analisti Milazim Krasniqi ka ndarë një reflektim mbi mënyrën se si shpesh njerëzit angazhohen në diskutime të nxehta për çështje globale, pa pasur njohuri të mjaftueshme, ndërsa injorojnë problemet e tyre të afërta.
Ai tregoi një episod nga dita e tij në shesh, ku dëgjoi tre burra që diskutonin me emocion dhe spekulime për përplasjen mes Volodymyr Zelensky-t dhe Donald Trump-it.
“Flisnin si pëllumbaxhinjtë e vjetër, me tendencë dhe spekulime,” tha ai duke theksuar se shpesh njerëzit analizojnë botën pa asnjë kompetencë, ndërsa nuk e shohin rrezikun që i kanoset vetes.
Krasniqi e përmbylli reflektimin e tij me një kujtesë ironike nga një reklamë e njohur: “Këqyre more veten!” duke sugjeruar se është më e rëndësishme të përqendrohemi në sfidat reale që na prekin drejtpërdrejt. /Kosova.info/
