Dyshohet për manipulim nga VV-ja me “Trenin Bullgar” në një vendvotim në Prishtinë
Në qendrën e votimit 1913, vendvotimin 01, që ndodhet në ShFMU “Iliria” në Prishtinë, janë hasur dy fletëvotime të prera gjatë procesit të numërimit të votave për kandidatët. Dyshohet se është përdorur metoda e njohur si “Treni Bullgar”, një teknikë manipulimi zgjedhor, raporton Kosova.info.
Siç shihet në foto, në këto fletëvotime ishte votuar për Lëvizjen Vetëvendosje (VV). Komisioni i vendvotimit ka raportuar rastin tek autoritetet përkatëse, ndërsa vëzhguesit po kërkojnë hetim të detajuar për të verifikuar nëse ka pasur tentativa për manipulim të rezultatit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me këtë incident. Ndërkohë, subjektet politike dhe shoqëria civile po kërkojnë transparencë dhe masa të rrepta ndaj çdo përpjekjeje për të cenuar integritetin e procesit zgjedhor. /Kosova.info/
