Arritën moshën e pensionimit, 31 profesorë nderohen me mirënjohje nga UP-ja

“Një jetë të tërë mësimdhënie e edukimi të gjeneratave të shumta të studentëve”. Me këtë mirënjohje u përshëndetën nga Universiteti i Prishtinës, 31 profesorë në 55 vjetorin e themelimit të UP-së, institucion ky më i madhi i arsimit të lartë në Kosovë.

Mirënjohjet ua ndau drejtuesi i këtij universiteti, rektori Arben Hajrullahu që tha se ligjëruesit e deritashëm punuan edhe për universitetin edhe për vendin.

“Ai shprehu kënaqësinë e jashtëzakonshme që në këtë ditë të shënuar të UP-së, ndodhet përballë profesorëve që punuan edhe për universitet, e edhe për vendin”, thuhet në njoftimin nga UP-ja.

Universiteti i Prishtinës, ka një personel prej rreth 1000 mijë personash. /Kosova.info/


Go to TOP