Ukaj: Shqiptarët ende të robëruar nga adhurimi i politikanëve
Publicisti Ndue Ukaj ka kritikuar kultin e individit në politikën shqiptare duke e quajtur një fenomen të rrezikshëm që pengon zhvillimin demokratik.
Duke iu referuar Faik Konicës, Ukaj thekson se shqiptarët ende nuk janë shëruar nga adhurimi i politikanëve, një dukuri që, sipas tij, shkatërron idealet dhe ndihmon vetëm interesat elektorale.
Ai shprehet se një pjesë e madhe e qytetarëve, sidomos ata që jetojnë jashtë vendit, shpesh komentojnë pa e kuptuar realitetin politik të Kosovës duke ushqyer ndasi dhe tensione artificiale.
Sipas Ukajt, ky “zjarr patriotik” nuk ka të bëjë me atdhedashurinë e vërtetë, por rrezikon të lërë pas vetëm “shkrum dhe mjerim”. /Kosova.info/
