Baraliu: Kurti e quajti referendum, por pushteti e humbi bindshëm ndaj opozitës

Analisti Bleron Baraliu ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke theksuar se nëse këto zgjedhje ishin referendum, siç e quajti kryeministri Albin Kurti gjatë fushatës, atëherë pushteti e ka humbur bindshëm.

“Sipas rezultateve, jo vetëm që pretendimi për 500 mijë vota ishte humor delirant, por edhe më keq: tri partitë e pushtetit janë mundur nga tri partitë opozitare me një diferencë të qartë, afërsisht 40% me 50%,” ka shkruar Baraliu.

Ai ka përdorur hashtagët #dorëheqjaNukMjafton dhe #kurtinshpi duke sugjeruar se dështimi i Vetëvendosjes dhe partnerëve të saj qeverisës kërkon më shumë se thjesht një reflektim politik.

Sipas tij, rezultati është një mesazh i qartë për ndryshime të mëdha në skenën politike të vendit. /Kosova.info/

Go to TOP