Kelmendi: Kosova ka opozitën më emancipuese në Evropën Juglindore
Analisti Adriatik Kelmendi ka vlerësuar opozitën e Kosovës si më të emancipuaren në rajon, duke theksuar se fushata e saj po zhvillohet me programe të pasura, kandidatët më të mirë dhe tubime madhështore.
“Opozita ka kuptuar se është viti 2025 dhe se duhet të reflektojë për një Kosovë pozitive, me shpresë dhe përbashkim, jo ndarje, përçarje dhe negativitet,” shkroi Kelmendi duke e krahasuar këtë qasje me atë të kryeministrit Albin Kurti, të cilin e akuzon për një diskurs përçarës.
Sipas tij, Kurti ka zgjedhur një gjuhë anarkike dhe konfrontuese, duke e trajtuar çdo kritik si armik. “Por armiqtë më të mëdhenj të kësaj Kosove janë ata që ndajnë dhe përçajnë shqiptarët,” shton ai, duke argumentuar se historia ka treguar se dobësimi përmes përçarjes ka qenë gjithmonë në interes të kundërshtarëve të Kosovës.
“Kosova është ndryshe. Kosova meriton më mirë. Se kështu del fituese. Gjithmonë!” përfundon Kelmendi duke theksuar se vendi duhet të zgjedhë unitetin dhe progresin për të ardhmen e tij. /Kosova.info/
