Teksa Gerta po iu kërkonte falje familjarëve të Gjestit, regjia dëgjohet duke dhënë instruksione për banorët në shtëpi

Një situatë e sikletshme ka ndodhur mbrëmë gjatë transmetimit live të Big Brother VIP Albania, teksa Gerta Gixhari po mbante fjalimin e saj për të kërkuar falje ndaj Gjestit dhe familjarëve të tij.

Teksa Gerta po fliste me seriozitet dhe emocion, në sfond u dëgjua papritur një zë nga regjia, i cili po jepte udhëzime për banorët.

“Asnjë nuk lëviz, të gjithë të ulur,” ishte fraza që u dëgjua qartë në prapavijë, duke shkaktuar konfuzion si te Gerta, ashtu edhe te shikuesit.

https://www.youtube.com/live/8R74hQXEc_A?si=6ITV2jhytG2QkQTo

Ky moment, që duket se ishte një problem teknik me audion, për një çast hutoi edhe vetë Gertën, e cila ndali për pak sekonda, por më pas e vazhdoi fjalimin e saj.

Për shikuesit e vëmendshëm, kjo ndërhyrje ishte e pazakontë dhe u komentua gjerësisht në rrjetet sociale. Megjithatë, spektakli vazhdoi normalisht dhe situata nuk ndikoi në rrjedhën e programit.

Momente të tilla të papritura janë të rralla, por në transmetimet live gjithmonë mund të ndodhin surpriza që nuk janë të planifikuara. 

Go to TOP