PLE takon mbështetësit në Rogovë të Hasit

Partia Liberale Egjiptiane ka vazhduar fushatën elektorale në fshatin Rogovë të Hasit, aty ku kanë takuar mbështetësit e tyre, nga të cilët kërkuan votën më 9 shkurt.

Kreu i kësaj partie që i prinë edhe listës zgjedhore, Veton Berisha, tha se Rogova e Hasit i jep besimin  se ky vend dëshiron më të mirën për komunitetin egjiptian. Ai ka ftuar të gjithë të bashkohen me PLE-në.

Ndërkaq numri dy i kësaj liste zgjedhore, kandidat nga Rogova e Hasit, Artan Berisha, ka kërkuar nga të gjithë që t’i japin votë PLE-së derisa tha se ata do të jenë fitues të zgjedhjeve me 9 shkurt që do të përfaqësojnë komunitetin e tyre në Kuvend.

“Unë do të vazhdoj e po shpresoj që me 9 shkurt do të jemi fitues të kësaj gare, dhe Rogova e Hasit do ta ketë deputetin e saj”, tha Berisha para përkrahësve.


Go to TOP