Koliqi: Kosova nuk mund të mbetet e izoluar për shkak të politikave të gabuara të

Kandidati për deputet nga koalicioni Për Kosovën Fituese, Engjell Koliqi, ka kritikuar ashpër qeverinë e Albin Kurtit për, siç thotë ai, prishjen e frymës së identitetit kombëtar dhe dëmtimin e marrëdhënieve me Shqipërinë dhe Perëndimin.

Ai theksoi se derisa ishin në opozitë, liderët e pushtetit aktual kishin gojën plot bashkim kombëtar, por pasi morën drejtimin e vendit, jo vetëm që nuk bënë asgjë për këtë ideal, por e përkeqësuan ndjeshëm raportin me shtetin amë, Shqipërinë. “Kurrë më parë Kosova nuk ka qenë në një situatë kaq të keqe politike me Shqipërinë sa sot,” deklaroi Koliqi.

Duke iu referuar deklaratës së diplomatit amerikan Richard Grenell, i cili tha se “e gjithë bashkësia ndërkombëtare është kundër Albin Kurtit”, Koliqi theksoi se politika anti-perëndimore e Qeverisë së Kosovës ka zhgënjyer aleatët e saj më të mëdhenj. “Për pesë vite, Kurti ka punuar kundër Amerikës dhe Bashkimit Europian, dhe tani vendi po përballet me izolim dhe sanksione,” u shpreh ai.

Sipas tij, e keqja mund të ndalet vetëm përmes ndëshkimit të Kurtit në zgjedhjet e ardhshme. “Shqiptarët kanë qenë gjithmonë aleatë të fuqishëm të Amerikës dhe ne jemi këtu falë kësaj aleance. Nuk mund të lejojmë që Kosova të mbetet e izoluar,” tha Koliqi, duke shtuar se dyert e Europës nuk mund t’i mbyllë asnjë politikan shqiptar, pasi ato janë rruga e vetme për shpëtimin e kombit./kosova.info

Go to TOP